02 Maj 2024

Policia identifikon dhe arreston vrasesin e shtetasit Rexhë R

Klinë, 16 janar - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 14:30, pas disa veprimeve operativo-hetimore oficerët hetues nga Njësiti i Hetimeve Rajonale kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar të mundshëm vjeç rreth 45, si kryerësi i vrasjes së shtetasit Rexhë R.

Ekipi i Hetimeve Rajonale së bashku me njësi të NjSO-së, kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, dhe me atë rast i dyshuari është arrestuar, ndërsa janë gjetur dhe konfiskuar edhe Një pistoletë “M-57” e cal.7.62x25mm, si dhe një karikator me gjashtë fishekë të cal.7.62x25mm.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Hetimet janë duke vazhduar 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)