07 Maj 2024

Policia godet grupin kriminal për posedim të substancave narkotike

Prishtinë, 5 shtator - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka realizuar operacionin e koduar “Vera” me ç’rast ka konfiskuar 4 kg 621g substancë narkotike të llojit Heroinë, 68. 8g Kokainë dhe janë arrestuar pesë persona.

Në kuadër të realizimit të objektivave që dalin nga Strategjia Kombëtare Kundër Drogave në Kosovë, Policia e Kosovës është duke përmbushur detyrat e saja, konform planit të veprimit në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me substanca narkotike në vend.

Këtij operacioni policor i ka paraprirë një periudhë hetimore rreth tre muaj, operacion ky i realizuar me 5.9.2013 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) e Policisë së Kosovës, e cila rezultoi me konfiskimin e 4 kg 621g substancë narkotike të llojit Heroinë, 68. 8g Kokainë dhe janë arrestuar pesë persona.

Hetuesit policorë fillimisht kanë ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur gjashtë (8) qese të mbushura me substancë narkotike e dyshuar të jetë e llojit Heroinë me peshë 4 kg e 621 g.

Operacioni nuk është ndaluar me kaq dhe ka vazhduar në një lagje të Prishtinës, ku janë ndaluar edhe dy vetura tjera me targa vendore nën dyshimin e bazuar se të njëjtat janë duke bërë transportin e substancës narkotike dhe me këtë rast janë arrestuar dy persona, respektivisht vozitësit e veturave.

Operacioni policor ka vazhduar me kontrollin e një lokacioni tjetër në Prishtinë, me ç’rast janë gjetur edhe 68.8 g e dyshuar të jetë e llojit Kokainë.

 Polica ka arrestuar:  F. R.  4.11.1970; A. R. 17.7.1965; R. ZH. 12.10.1968; O. H. 20.1.1964 dhe L. ZH. 5.7.1991.

Janë sekuestruar: 4 kg e 621 g heroinë; 68.8 g kokainë; 3 vetura; 11 tel celularë; 4637 € dhe 1 revole me 9 fishekë.

Substanca narkotike është sekuestruar ndërsa personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)