06 Maj 2024

Policia godet grupin kriminal për kontrabandim me migrantë

Prishtinë, 4 shtator - Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara që nga tetori i vitit 2012 lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi të organizuar i përbërë nga disa persona për të cilët dyshohej se merreshin me kontrabandim me migrantë- krim i organizuar, sot në rajonin e Prizrenit në pesë lokacione të ndryshme, ka realizuar operacionin policor të koduar me emrin “Dubrava”.

Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë arrestuar pesë persona shtetas kosovar që vepronin si grup, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit në vazhdimësi kryenin veprën penale të kontrabandimit të migrantëve dhe falsifikimin e dokumenteve te udhëtimit, duke përfituar mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme.

Gjatë operacionit janë kontrolluar pesë shtëpi banimi me objekte përcjellëse.

Të dyshuarit me qëllim të përfitimit të shumave financiare, organizonin grupe dhe individë, qytetarë të Republikës së Kosovës me qëllim të kontrabandimit të tyre në shtetet e perëndimit.

Ata për këtë qëllim shfrytëzonin vijat e rregullta dhe ilegale të udhëtimit kryesisht nga qytetet e Kosovës në drejtim të Serbisë për të kaluar fillimisht në Hungari e më pastaj në shtetet tjera evropiane.

Gjatë hetimeve të këtij rasti deri më tani janë identifikuar 26 viktima të kontrabandimit me migrantë.  

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: një) vulë e ujit për diploma të njohjes së gjuhës gjermane, një aparat për plastifikim të dokumenteve të madhësive të ndryshme, ngjyra për vule, 25 kopje të dokumenteve të personave të ndryshëm, 2 pasaporta te RKS, 1 letërnjoftim i RKS, 4 copë -dokumente identifikimi të Italisë blanko origjinale, 6 copë -dokumente identifikimi të Italisë blanko të falsifikuara-kopjuara, 8 copë- fotografi për dokumente të personave të ndryshëm, 7 telefona celularë, 3 komjuterë PC, 4 sim kartela, 1 revole cal 9 mm CZ-para, një karikator i zbrazet, 20 transaksione bankare si dhe disa dokumentacione të ndryshme nga shtetet e rajonit.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)