28 Prill 2024

Policia gjermane ndalon një rrjetë trafikantësh nga Kosova

Stuttgard, 2 nëntor - Policia gjermane ka arrestuar një grup të shqiptarëve nga Kosova të përfshirë në një rrjet për trafikimin e qenieve njerëzore dhe për prostitucion.

Arrestimet janë bërë në qytetin Singen dhe Stuttgard, ndërsa besohet se kryesorët e këtij grupi ishin një familje emigrantësh nga Kosova, që merreshin me organizimin e trafiqeve dhe prostitucionit me femra që i sillnin nga Kosova dhe vende të tjera evropiane.

Policia gjermane përmes një komunikate ka informuar se grupi ishte përgjuar dhe ndjekur nga viti 2011, ndërsa dyshimet janë se ky grup ka funksionuar në të njëjtën mënyrë edhe në Francë dhe Belgjikë.

Në mesin e të arrestuarve, është edhe një femër me përkatësi shqiptare, e cila u arrestua në qytetin Cuxhafen.

Teka ajo u gjetën 27 mijë euro si dhe një laptop, me të dhëna të rëndësishme për përfshirje në trafikim dhe prostitucion.

Gjykata gjermane në Konstanz ka informuar se të dyshuar janë edhe 22 persona të tjerë, që ka dyshime për lidhje në trafikim me qenie njerëzore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)