15 Maj 2024

Policia gjermane arreston 7 kosovarë për trafikim me qenie njerëzore

Freilassing, 3 maj - Njësiti i policisë shtetërore të Gjermanisë ka arrestuar dy shtetas nga Kosova në qytetin Freilassing përderisa ishin duke udhëtuar me veturën e tyre në autostradën A8.

Dje rreth orës 04:45 të mëngjezit Policia dha urdhër që vetura me tabela zvicërane në të cilën gjindeshin ulur 4 shqiptarë nga Kosova të përcjell veturën e policisë deri në parkingun e parë të autostradës.

Para se të arrinin deri tek parkingu, vetura me tabela nga Zvicra  vshtë ndalur ku nga kjo veturë kan zbritur dy persona të cilët morën arratinë. Policia nga Freilassing ka alarmuar njësitet tjera të tjera të policisë të cilët edhe arritën të arrestojnë dy të arratisurit.

Gjykata në München ka urdhëruar arrestimin e përkohshëm të dy Kosovarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në Zvicër dhe ndaj tyre ka ngritur akuzën për trafikim me qenie njerëzore.

Mbi dy personat tjerë të cilët tentuan të arratisen dhe u arrestuan një orë më vonë është ngritur akuzë për hyrje të paligjshme në mbrendësi të shtetit. Që të dy janë shtetas nga Kosova dhe që të dy kërkojnë azil politik.

Gjykata në bashkëpunim me policinë ka konstatuar se personat të cilin vinin nga Kosova si dhe dy personat që jetonin në Zvicër nuk janë familjar mes vehti dhe supozohet të kenë marrë para për këtë formë transporti. Që të katërt refuzojnë të kenë dhënë apo marrë para.

Poaashtu me 1 Maj, njësitet e policisë kan arrestuar dy shtetas nga Kosova të moshës 19 dhe 20 vjeqare.

Që të dy ishin duke u transportuar nga një shtetas tjertër nga Kosova i cili poashtu gjindet në arrest. Edhe këta të dy kishin provuar në të njëjten formë të arratisen nga policia duke u fshehur buzë ledinave të autostradës.

Ngasësi i veturës me tabela të Gjermanisë nuk posedonte leje të qëndrimit. Gjykata ka urdhëruar që këta të fundit të eskadrohen sa më shpejtë për në Kosovë sapo të përfundojnë hetimet.

Duhet shtuar se policia është duke vazhduar hetimet për krim të organizaur ngase në të dyja rastet e arrestimeve policia ka gjetur fakte se jan të lidhura me njëra tjetrën. Në telefonat e konfiksuar, policia ka gjetur numrat e të dyja palëve edhe pse ata u arrestuan një ditë më vonë.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)