Policia gjen një persona pa shenja jete afër Pikës Kufitare Kullë
Pejë, 2 maj - Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë ka njoftuar se dje Policia është informuar se në Stubicë afër Pikës Kufitare Kullë - Pejë, është një persona pa shenja jete.
Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes për të bërë këqyrjen e vendit ku ka ndodhur rasti.
Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima B.T. i lindur 2001 m/k/sh, është pa shenja jete.
Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes).
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në IML – Prishtinë për obduksion.