Policia gjen dëshmi relevante për sulmin ndaj Kuvendit
Prishtinë, 5 gusht - Policia e Kosovës ka njoftuar se tek rruga Agim Ramadani, ka ndodhë një sulm me mjet shpërthyes ndaj objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës me njësitet e saj, duke përfshirë edhe ato të specializuara ka reaguar menjëher duke ndermarr veprime të shpejta operacionale dhe hetimore lidhur me rastin.
\"Si rezultat i angazhimeve profesionale policore, përveq sigurimit të vendit të ngjarjes është arrit që gjatë operacionit për identifikim të të dyshuarve dhe sigurimit të provave që mund të qojnë në zbardhjen e rastit janë gjet deshmi relevante si një mjet për hedhjen e predhave me të cilën dyshohet se është kryer sulmi ndaj ndertesës së Kuvendit të RKS-së, pastaj Policia ka arritë që në rrugën 1 tetori ta gjej një motoçikletë e cila ishte duke u djegur dhe shishe molotovi, që dyshohet se mund të jenë perdorur nga të dyshuarit\", thekson policia.
Si pasojë e këtij sulmi nuk ka pasur raportime për ndonjë person të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në murin e ndërtesës së Kuvendit të RKS-së, janë dëmtuar disa dritare, disa vetura zyrtare të cilat kanë qenë të parkuara në parking etj.
Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevant në rast për të zbardhur këtë sulm dhe sjelljen para drejtsisë të kryersve të tij.