29 Prill 2024

Policia gjen 10 vjeçarin e rrëmbyer

Prishtinë, 17 maj - Policia e Kosovës në Stacionin Policor në Klinë ka bërë të ditur se sot rreth orës 19:30  është njoftuar nga ankuesi Gjergj Gjokaj se përderisa djali i tij (T .Gj. i moshës 10 vjeçar) ishte duke u kthyer nga shkolla ne fshatin Zllakuqan është rrëmbyer nga persona te pa njohur.

Me te marre këtë informate te gjitha njësitë policore te stacionit janë përgjigjur rastit dhe pas nje pune operativo hetimore eshte arritur qe te identifikohet i dyshuari i rrëmbimit ,shtetasi i Kosovës Zef K. i dtl. 1985 me banim në fshatin Berkove Kline.

Njësitë e lartcekura kane lokalizuar shtëpinë e të dyshuarit dhe me urdhër te Prokurorit të shtetit është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse në kërkim të viktimës dhe të dyshuarit.

Bazuar ne deklaratën e Tome Kqiraj (babait të dyshuarit) është marre informatë se pas rrëmbimit,i dyshuari se bashku me viktimën ishte larguar për në pyell, ku me vete kishte marre një thikë dhe një batanije.

I dyshuari kishte bërë tërheqjen e viktimës me forcë nën kanosje dhe e kishte futur në thellësi të malit duke e dërguar ne drejtim te panjohur për viktimën.

Njësit policore kanë vazhduar me kontrollimin e malit në kërkim të viktimës ku dhe është arrit që viktima të gjendet i braktisur nga i dyshuari i cili pasi që kishte vërejtur prezencën e policisë duke ju ofruar për kapjen e tij ai kishte ikur ne drejtim te panjohur.

Pastaj me asistimin e NJSO DRP Peje dhe njësisë K-9 , operacioni për kapjen e  te dyshuarit ka vazhduar deri rreth orës 23:30 min dhe duke i parë pengesat e paraqitura për shkak te errësirës dhe terrenit të pa përshtatshem është ndërpre dhe i dyshuari  ka mbet në arrati,por do te vazhdojnë veprimet policore per kapjen e ketij te dyshuari.

Viktima është dërguar menjëherë për ekzaminim mjekësor dhe sipas mjekut gjendja e tij është e mire dhe ai i është kthyer familjes. Për te gjitha veprimet është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti pas kompletimit do të dërgohet në Prokurorinë e shtetit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)