27 Janar 2025

Policia fton të shmanget pika kufitare në Merdar

Prishtinë, 23 qershor - Punimet në objektin e ri të pikës kufitare në Merdar po shkaktojnë vonesa të kalimtarëve, prandaj Policia e Kosovës fton qytetarët që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera kufitare.

"Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët të cilët gjatë sezonit veror kalojnë pushimet e tyre në Republikën e Kosovës, se në pikë-kalimin kufitare Merdare, që e lidhë Republikën e Kosovës me Serbinë, janë duke u kryer punime në ndërtimin e infrastrukturës dhe objektit të pikës kufitare", thuhet në një komunikatë të Policisë.

Ndërtimi i kësaj pike kufitare është donacion i BE-së dhe i njëjti pritet të rregullohet sipas standardeve të BE-se, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të kalimit dhe kontrollit kufitar.

"Meqë projekti sipas planifikimeve ndërtuese pritet të zgjasë me muaj, me qëllim të shmangies së pritjeve dhe krijimit të kolonave të gjata, Policia e Kosovës informon të gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët se të njëjtit mund të shfrytëzojnë pikë kalimet tjera kufitare që e lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë sepse edhe në ato pika aplikohen procedurat e njëjta të kalimit kufitar", thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se Departamenti i Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror do të punoj me kapacitete të shtuara të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim të evitimit të kolonave dhe pritjeve të gjata.

"Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna  do të kryhet me kapacitete dhe intensitet të shtuar në të gjitha pikë kalimet kufitare", thuhet në komunikatën e Policisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)