Policia fton për kujdes në trafik gjatë verës
Prishtinë, 8 korrik - Policia e Kosovës apelon për zbatim të rregullave të trafikut rrugor pasi që humbja e jetëve njerëzore nëpër aksidente mbetet shqetësuese.
Referuar statistikave të Policisë së Kosovës lidhur me numrin e aksidenteve në trafikun rrugor, megjithëse vërehet një rënie e numrit të aksidenteve me dëme materiale, numri i aksidenteve me lëndime trupore dhe atyre me fatalitet ka shënuar rritje krahasuar me periudhën gjashtëmujore të vitit të kaluar (2016).
\"Policia e Kosovës në vazhdimësi po përpiqet permes aktiviteteve parandaluese dhe masave aktive policore të ndikoj në vetëdijësimin e pjesmarrësve në trafik për një siguri më të madhe në trafik, megjithatë numri i jetëve të humbura në aksidente trafiku nëpër rrugët tona mbetet shqetësim dhe brengë serioze\", thuhet në një komunikatë të Policisë.
Duke ditur se posaqërishtë gjatë këtyre muajve të sezonit veror kemi fluks më të madh të automjeteve, gjithashtu edhe qarkullimi i njerezve është me i dendur, Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrsit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jene vigjilent dhe të respektojne rregullat që dalin nga ligji i trafikut, ti përmbahen shpejtësisë së përcaktuar me shenjat e trafikut, ti shmangen ngasjes kur janë të lodhur/përgjumur, të mos drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe mos të përdorin telefonat gjatë ngasjes se automjeteve sepse me veprime të tilla jo të sigurta po kontribuojnë në shtimin e aksidenteve dhe humjen e jetëve njerëzore.
\"Megjithëse Policia nuk ka për qëllim kryesor masat ndëshkuese (dënimet) në trafik, është e vendosur që përveç aktiviteteve vetëdijësuese, fushatave dhe apeleve të vazhdueshme do të ndërmarrë edhe veprime të ashpra ligjore ndaj të gjithë atyre pjesmarrësve/shoferëve që rrezikojnë jetët e njerëzve dhe krijojnë pasiguri nëpër rrugët e vendit tonë\", thuhet në komunikatë.
Policia e Kosovës, konkretisht, Divizioni i Komunikacionit Rrugor me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafikun rrugor si dhe ngritjes së vëmendjes për një kujdes më të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, ka hartuar fletëpalosjen EJA TI, JO LAJMI PËR TY.
Njësitet policore nëpër të gjitha rrugët e vendit si ato lokale, rajonale dhe autostrada kanë filluar të shpërndajnë këtë fletëpalosje për pjesëmarrësit në trafik.
Fletëpalosja e cila tregon statistikat e aksidenteve nga viti 2016, gjithashtu permbanë porosi për pjesëmarrësit në trafik të cilat porosi shërbejnë për një siguri më të madhe dhe gjithashtu për veprime më të kujdesshme gjatë qarkullimit në rrugë për të shmangur humbjen e jetëve.