Policia e trafikut ka shtuar prezencën në disa akse rrugore
Prishtinë, 19 dhjetor - Policia e Kosovës, referuar rasteve të ndodhura të aksidenteve në tersi dhe në veqanti të atyre me pasoja fatale, si dhe duke ditur se gjatë sezonit të dimrit për shkak të kushteve atmosferike, mjegullës, ngricave dhe te reshurave te mundshme te bores dhe zvogëlimit të dukshmërisë në trafik, në disa akse rrugore ka shtuar prezencën e njësiteve të trafikut në rrugë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Policia Apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve dhe pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë shenjat e trafikut, tiu përshtaten shpejtësisë së lejuar me shenjat e trafikut, tiu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, e sidomos te ken kujdes te shtuar ne oret e mbremjes dhe oret e hershme te mengjesit kur paraqiten ngrica ne rruge, ne menyre qe te parandalohen aksidentet, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese ndaj gjithë shkelësve të ligjit.