Policia e Suharekës sekuestron dy pistoleta
Suharekë, 30 janar - Me qellim të krijimit të një ambienti më të sigurt dhe pa armë ilegale, hetuesit policorë të Stacionit Policor të Suharekës, gjatë detyrave operative kishin gjetur se një i mitur nga fshati Gjinoc kishte ekspozuar dy pistoleta të llojeve të ndryshme në rrjetin social “Facebook” .
Pas mbledhjes së informatave të nevojshme, i mituri është ftuar për t’u paraqitur në stacion dhe është pyetur për rastin.
Gjatë intervistës, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka pranuar t’i dorëzojë në mënyrë vullnetare armët të cilat i posedonte.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar policinë që të shkojnë në shtëpinë e të dyshuarit për t’i sekuestruar armët.
Në pani të anëtarëve madhorë të familjes, krim teknikët i kanë sekuestruar dy pistoleta;
1. “Bereta” model PX4 me numër serik PX231269
2. “Crvena Zastava” kalibri 9mm numër serik 8758
3. tre karikatorë
4. gjashtëdhjetë fishekë të kalibrit 9mm.
Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme sipas procedurës së rregullt ndërsa i dyshuari është liruar.