24 Dhjetor 2024

Policia e Republikës së Kosovës merr nen kontroll pikën 31

Prishtinë, 25 korrik - Sot në orët e vona të pasditës me urdhër të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, njesitë speciale të Policisë së Republikes se Kosovës kanë filluar një aksion për marrjen në kontrollë pikat 1 dhe 31 në veri të vendit.

Ky veprim vjen pas vendim të qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit me Serbinë.

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi deklaroi për mediet se janë të vendosur në realizimin e aksionit të tyre në marrjen nën kontroll të pikës 1 dhe 31.

Ai shtoi se EULEX-i nuk është treguar i gatshëm të ndihmojë në këtë aksion.

“Nuk ka pasur fare koordinim me EULEX-in. Kemi tentuar, por ata nuk kanë pasur gatishmërinë për të ndihmuar aksionin”, deklaroi ministri Rexhepi, duke shtuar se në dispozicion “kemi forca shtesë në rast nevoje”.

Aksioni sipas ministrit Rexhepi ka filluar rreth ores 22:00 dhe se siç ka thënë ai aksioni nuk është i lehtë.

Ai gjithashtu bëri të ditur se Policia e EULEX-it po pengon hyrjen në pikën 1 të Njësisë Speciale të Kosovës, konkretisht në fshatin Rudare të Leposaviqit.

Pas marrjes nën kontroll nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, situate në pikën kufitare 31 në veri të Kosovës është e qetë.

Në këtë pikë ka forca të mëdha të Policisë së Kosovës, të cilat janë të mobilizuara.

Njëkohësisht po zhvillohet aksioni për marrjen nën kontroll edhe të pikës tjetër kufitare 1. Pikat kufitare 1 dhe 31 në veri që një kohë të gjatë ndodhen jashtë kontrollit të autoriteteve të Kosovës.

Ndërkaq, Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq ka paralajmëruar se situate në veri të Kosovës mund të ‘eskalojë’.

“Situata është mjaft e tensionuar, ai është një gjest i pamenduar për të cilën nuk ka asnjë shpjegim," ka thënë Ivanoviq, duke komentuar e Prishtinës për dërgimin e njësive special të policisë në vendkalimet kufitare.

Ai tha se ka folur me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe se pret përgjigje nga KFOR-i dhe EULEX-it.

Ivanoviq tha se "tensioni kryesor pritet në mëngjes" dhe se ekziston rreziku që situata "të përshkallëzohet”.

Pikat 1 dhe 31 ka një kohë të gjatë që gjenden jashtë kontrollit të autoriteteve kosovare. Këto dy pika janë vlerësuar si vendkalim kryesor i kontrabandës dhe krimit të organizuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)