Policia e Republikës së Kosovës merr nen kontroll edhe pikën 1
Prishtinë, 26 korrik - Njesitë speciale të Policisë së Republikes se Kosovës pas një aksioni për marrjen nën kontrollë pikat 1 dhe 31 në veri të vendit, sot me ndihmen e KFOR-it ka arritur ta marr në kontroll edhe piken 1.
Në këto çaste Policia e Kosovës e vendosi kontrollin edhe në pikën kufitare numër 1 në veri të Kosovës deklaroi para tre minutash Hajredin Kuçi zëvendës Kryeministër I Kosovës.
Këtë lajm e morra nga vetë Kryeministri Hashim Thaçi, tha më tutje Kuçi.
Ndërsa mbremë në oret e vona pika 31 është marr në kontroll të policisë së Kosovës.
Pas marrjes nën kontroll nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, situate në pikën kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës është e qetë.
Pikat kufitare 1 dhe 31 në veri që një kohë të gjatë ndodhen jashtë kontrollit të autoriteteve të Kosovës.