Policia e rajonit diskuton për sigurinë në komunikacionin rrugor
Prishtinë, 29 prill - Policia e Kosovës dhe Misioni i OSBE-së sot organizojnë konferencën rajonale për siguri në komunikacionin rrugor dhe aktivitetet në kuadër të dekadës së veprimit për sigurinë rrugore 2011-2020.
Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues nga shtetet si; Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Greqia, BE-ja dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.