Policia e Prizrenit sekuestron armë
Prizren, 9 tetor - Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenti ka bërë të ditur se sot Rreth orës 16:00, tek “Likeni” në fshatin Zym janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Një njësi e Reagimit të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Prizrenit dhe një patrullë kufitare kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.
Sipas raporteve policore thuhet se dy persona janë ndaluar dhe në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov me numër serik C14229-85 dhe një pistoletë e “Crvena Zastava” me numër serik 45624 me shtatë fishekë.
Po ashtu është sekuestruar edhe automjeti për çështje hetimore. Pas intervistave është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të trajtohet sipas procedurës së rregullt.
Po sot rreth orës 16:15 minuta në rrugën “Dervish Salihu” në Prizren janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit.
Njësite patrulluese të policisë kanë dalë në vendin e ngjarje dhe kanë kuptuar se në një shtëpi kishte dasmë.
Policët pasi kishin biseduar me të zotin e shtëpisë ishin njoftuar se i njëjti kishte shkrehur dhjetë fishekë në drejtim të qiellit nga pistoleta me ç ‘rast janë konsumuar elemente të veprave penale e Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje ilegale.
Në cilësi të provës materiale, krim teknikët e kanë sekuestruar pistoletën e llojit “EKOL-Jackal Compact” me numër serik EJC-17070137 dhe dhjetë gëzhoja të pistoletës. Edhe ky rast do të trajtohet sipas procedurës së rregullt.