Policia e Pjejës largon nga rruga personat që kërkojnë lemoshë
Prishtinë, 25 prill - Zyra e Koodriinatorit Rajonal për Projekte dhe Preventivë pran DRP-Pejë, ka bërë të ditur se ka nisur me implementimin e Projektit në vazhdim Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve që ka të bejë me personat që kërkojnë lemoshë .
Sot së bashku me zyrtar të Stacionit Policor Pejë dhe QPS (Qendrës për Punë Sociale) në Pejë,kanë identifikuar personat që kërkojnë lëmoshë në rrugët e qytetit të Pejës, më çrast të njejtëve ju është tërhequr vrejtja që të mos të qëndrojnë rrugëve,para kafiterive, objekteve të ndryshme për të kerkuar lëmoshë.
\"Të gjithë personat te cilët janë identifikuar, takuar në terren, ju është tërhequr vrejtja,ata janë larguar dhe kanë premtuar se nuk do të dalin në rrugë për të kërkuar lëmoshë\", thuhet në komunikaten e policisë.
Personat e identifikuar nga Kosova Peja janë udhëzuar nga puntori i QPS të paraqiten në Qender për Punë Sociale për të gëzuar të drejtën e ndihmës sociale.
Më datë 26.04. 2013. nga ora 11:00 së bashku me të rinjë e Qendëres Rinore Peja në Pejë, do të shperndajnë fletpalosje qytetarve më qëllim të senzibilizimit - vetëdijësimin e qytetarëve që mos te japin para personave që kerkojnë lëmoshë në qytetin e Pejës, prandaj ZIMP DRP Pejë vlerëson se është e rëndësishme që gjatë këtij aktiviteti të jenë te pranishme edhe Mediat e shkruara dhe elektronike më qëllim që të njoftohen qytetaret për këtë dukuri të kundërligjshme.
Keto veprime janë ndërmarrë pasi që ditëve të fundit nga shumë qytetar është kërkuar që të ndërrmiren veprime parandaluese ndaj personave të cilët në mënyra të bezdishme poi i pengojnë qytetarët brenda objekteve hoteljere dhe rrugët e qytetit.