Policia e Maqedonisë bllokon studentët kosovarë në Jazhincë
Jazhincë, 4 mars - Policia e Maqedonisë sot ndaloi dhjetëra studentë në vendkalimin Jazhincë dhe u urdhërua ndalesa për shkak se nuk posedonin lejen e vendqëndrimit.
Bëhet fjalë për studentë që studiojnë në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Lajmi i tillë është alarmuar edhe nga mediat kosovare, të cilët kanë dënuar aktin e tillë të policisë së Maqedonisë dhe heshtjen dhe moszgjidhjen e kësaj çështje nga dy universitetet shqiptare.
Dukuria e tillë disa javë të tëra po ndodhë me studentët e Luginës së Preshevës, që po përjetojnë këtë odiesadë tmerri dhe ndalese për të vijuar studimet në dy universitetet në gjuhën shqipe në Maqedoni.