Policia e Kosovës vë në pranga pesë persona të dyshuar
Gjithashtu është kryer kontrollimi i banesës së të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 2 kg 158 gr. substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuanë dhe 1 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.
Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori kujdestar Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me urdhër të Gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi i banesës se dytë ku është gjetur dhe konfiskuar 240 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar-sekuestruar: Substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuanë gjithsejtë: 2 kg 512 gr, Substancë e dyshuar narkotike të llojit Kokainë 1 gr, Dy (2) peshore digjitale, Katër (4) telefona celular dhe Gjashtëqind e shtatëdhjetë (670) euro.
Lidhur me rastin, me urdhër të organeve të drejtësisë është realizuar edhe kontrollimi i një shtëpie në Gjilan, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Me vendim mbi ndalimin, personave, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, dhe rasti vazhdon të hetohet nga sektori qendror i antidrogës së Policisë së Kosovës.
Një orë më vonë hetuesit e antidrogës në një rast tjetër po ashtu në Prishtinë kanë arrit ta arrestojnë edhe një person tjetër të dyshuar (K.A.) për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe të konfiskohen dëshmi relevante për rastin.