17 Janar 2025

Policia e Kosovës vazhdon me realizimin e detyrave

Prishtinë, 19 shkurt - Policia e Kosovës, ka njoftuar se vazhdon me realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore, edhe në Kuvendi e Kosovës.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se rreth orës 12:35, sipas vendimit të kryesisë së kuvendit të Republikës së Kosovës për suspendim të disa deputetëve të opozitës, pasi që disa prej tyre kanë hedhur mjete të dyshuara, si gaz lotsjellës brenda hapësirës së kuvendit dhe aty ku mbahej seanca, është kërkuar nga zyrtarët e sigurimit në kuvend të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për të mundësuar zhvillimin normal të seancës, pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme te seancës.
 
Me gjithë përpjekjet e sigurimit të kuvendit për realizimin e urdhrit të kryesisë së kuvendit të RKS-së, për largim të deputetëve të caktuar, të njëjtit kanë kundërshtuar duke detyruar sigurimin të veproj konform procedurave të kryesisë së kuvendit.

Policia e Kosovës vazhdon me realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)