Policia e Kosovës sulmohet sërish me armë zjarri në veri të vendit
Policia njofton se përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.
Sulmi i sotëm ndaj Policisë është vazhdimësi e disa sulmeve të ndodhura ditëve të fundit.
Policia ka deklaruar se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.
Njëkohësisht, policia ka thënë se ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.