Policia e Kosovës spërjashton prodhimet ruse
Prishtinë, 14 dhjetor - Njëri nga institucionet më të larta ekzekutive në vend, Policia e Kosovës, nuk ka përfillur vendimin e Qeverisë së Kosovës për embargo prodhimeve ruse, gjatë vlerësimit të ofertave në tenderin për furnizim me vajra për automjete.
KompaniaInter Tradning që ka ofruar produktin rus Luk Oil është rekomanduar për kontratë nga ana e këtij institucioni. Vlera e kësaj kontrate ishte menduar të jetë rreth 95 mijë euro.
Megjithatë nënshkrimi me kompaninë fituese është parandaluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) që ndryshe njihet si gjykata e tenderëve.
Kjo e fundit kishte pranuar një ankesë nga një operatorë ofertues në këtë tender, ku më pas ishte konstatuar se gjatë vlerësimit të këtij tenderi janë bërë shumë shkelje. OSHP me këtë rast ka obliguar Policinë e Kosovës që tenderin për furnizim me varja ta kthej në rivlerësim.
Eksperti shqyrtues, me tej ka konstatuar se pretendim i OE ankues Ballkan Petrol, tek fakti se OE i rekomanduar për kontratë, nuk i ka plotësuar të gjitha kërkesat e dosjes së tenderit dhe të njoftimit për kontratë, siç janë mungesa e autorizimit për disa llojet te produktit të ofruar, mungesa e certifikatave ISO si dhe produktin të cilin e ka ofruar OE i rekomanduar për kontratë është prodhim Rus, dhe sipas OE ankues edhe Republika e Kosovës i ka vendosur embargo produkteve të Rusisë, thuhet në vendim.
/Tribuna/