29 Prill 2024

Policia e Kosovës sot shënon 13 vjetorin e themelimit

Prishtinë, 6 shtator - Policia e Republikës së Kosovës sot do të organizojë një ceremoni solemne me rastin e Ditës së Policisë.

Gjashtë shtatori është dita e themelimit të Policisë së Kosovës me ç'rast këtë vit festohet 13 vjetori i krijimit të Policisë së Kosovës.

Me rastin e 13 vjetorit do të bëhet edhe zbulimi i lapidarit të heroit Enver Zymeri në  hapësirat e brendshme të objekteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Kjo ceremoni do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Sallën e Kuqe në Prishtinë. 

Në këtë ceremoni janë të ftuar të marrin pjesë krerët më të lartë të vendit gjithashtu edhe përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare si dhe misionet dhe shërbimet diplomatike të akredituara në Kosovë. 

Policia e Kosovës gjatë 12 viteve ka arrit të bëhet një shërbim policor modern dhe i kompletuar në të gjitha segmentet.

Policia e Kosovës u formua në bazë të parimeve demokratike, e standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit.

Që nga krijimi i saj, PK-ja e ka arritur një shkallë të lartë të zhvillimit të konsolidimit në drejtim të marrjes së përgjegjësive.

Policia e Kosovës tani në radhët e saja numëron mbi 7.500 zyrtarë policor, të cilët janë duke kryet detyrat e tyre në tërë territorin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)