16 Janar 2025

Policia e Kosovës shkatërroi mbi 105.000 fishekë

Prishtinë, 29 shtator - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), në Malin Golesh të Sllatinës kanë shkatërruar më shumë se 105.000 copë municioni të konfiskuara nga Policia e Kosovës.

Shkatërrimi i municionit  u realizua në kuadër të Strategjisë të Kosovës për Kontrollin e Armëve dhe Planit të Veprimit, nga Ministria e Punëve të Brendshme me ç’rast është mbështetur nga UNDP me Projektin për Minimizimin e Rrezikut të Armëve dhe Eksplozivëve (FERM) dhe i financuar nga qeveritë e Gjermanisë dhe Norvegjisë.

Dejan Jankovic, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje, tha se ky asgjësim është kryer nga zyrtarët të cilët janë të trajnuar dhe certifikuar për këto lloje të këtyre municioneve.

Ai tha se asgjësimi i armëve është realizuar pas konfiskimit të tyre gjatë vitit të kaluar dhe pas përfundimit të proceseve gjyqësore të organeve kompetente.  

Shkatërrimi i municionit u zhvillua në përputhje me Udhëzimet Ndërkombëtare Teknike për Municion të OKB-së (IATG).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)