Policia e Kosovës shënon përvjetorin e 21-të
Prishtinë, 4 shtator - Policia e Republikës së Kosovës organizon ceremonin zyrare për të shënuar 21 vjetorin e themelimit.
"Sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, për nder të 21-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, duke iu përshtatur edhe rrethanave aktuale, nga PK-ja organizohet ceremonia zyrtare ku pritet të marin pjesë personalitete të larta shtetrore, menaxhmenti i lartë i PK-së dhe të ftuar të tjerë", thuhet në njoftimin e policisë.
Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 Shtator 1999.
Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtar të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij Shërbimi.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e vizionit dhe misionit të saj, në zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës së vendit, garantimin e rendit dhe sigurisë, në mënyrë që të ofrojë një shërbim efikas policor dhe profesional ndaj të gjithë qytetarëve.