06 Maj 2024

Policia e Kosovës shënon përvjetorin e 14–të e formimit

Prishtinë, 6 shtator - Me rastin e përvjetorit të 14–të të formimit të Policisë së Kosovës, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, nga ora 14:00 do të mbahet një ceremoni solemne në shenjë festimi dhe kremtimi të kësaj dite.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë krerët më të lartë të vendit dhe do të ketë fjalime lidhur me krijimin dhe zhvillimin e Policisë së Republikës së Kosovës gjatë kësaj periudhe kohore, si dhe do të shfaqet një dokumentar për historikun dhe zhvillimin e Policisë së Kosovës për këto 14 vite.

Po ashtu të ftuar do të jenë edhe përfaqësues të korit diplomatik të akredituar në Kosovë dhe personalitete të fushave të ndryshme nga Kosova. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)