Policia e Kosovës sekuestron 50 fije kanabis
Prishtinë, 25 gusht - Në fshatin Braboniq të komunës së Mitrovicës janë sekuestruar 50 fije kanabis, ka njoftuar policia e Kosovës.
Mëtutje në njoftim, theksohet se i dyshuari A. F., 23 vjeçar, shqiptar nga fshati Braboniq, është arrestuar sot në mëngjes, pasi ai është vetëdorëzuar në polici në Mitrovicë, meqë dyshohet se ai ishte i përfshirë drejtpërdejtë në kultivimin dhe prodhimin e bimëve narkotike.
Para dy ditësh, policia ka sekuestruar mbi 200 fije të bimëve narkotike të llojit kanabis, ndërsa dy persona të dyshuar janë arrestuar, ka njoftuar zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Besim Hoti.