Policia e Kosovës prej sot do të ruaj Manastirin e Graçanicës
Prishtinë, 23 gusht - Që nga sot Policia e Kosovës filloi me ruajtjen e Manastirit të Graçanicës duke marrë përgjegjësinë nga trupat e KFOR-it.
Ky është hapi i parë drejt implementimit të vendimit relevant të marrë nga Këshilli Veri Atlantik më 9 Korrik.
Koha për transferimin e përgjegjësive për ruajtjen e tre manastireve të tjera të aprovuara me atë vendim- manistiri i Budisavcit, Goriocit dhe Zocishtës nuk është vendosur ende.
Transferimi në Gracanicë është një hap i madh në tërë procesin, për të fuqizuar dukshëm përgjegjesinë e institucioneve të sigurisë së Kosovës, pasi që ata do të ruajnë një nga vendet më të vlefshme kulturore dhe fetare në Kosovë.
Ky aksion reflekton në situatën e përmirësuar në Kosovë dhe besueshmërinë që e ka KFOR-i në aftësitë e Policisë së Kosovës për të performuar këtë detyrë të rëndësishme.
Udhëheqësit nga të gjitha komunitetet e afektuara dhe institucionet relevante në Kosovë janë informuar. KFOR-i do të vazhdojë të mbajë të informuar Kishën Ortodokse Serbe për hapat e mëtutjeshëm në lidhje me manastiret e Budisavcit, Goriocit dhe Zoçishtës, derisa kushtet per transferimin e përgjegjësive për ruajtje do të jenë të duhura.
KFOR-i nuk do të ndërmerr kurrfarë hapa të nxituar.
Këshilli Veri Atlantik nuk ka marrë kurrfarë vendimi në lidhje me Patriarkatën e Pejës, manastirin e Decanit, Devicit dhe Manastrin e Kryeengjëjve. Këto vende do të mbrohen nga KFOR-i.
KFOR mbetet i përkushtuar për të përkrahur Policinë e Kosovës në garantimin e sigursë për këto vende në përputhshmëri me mandatin e vet për një ambient të qetë dhe të sigurtë edhe pas transferit të përgjegjësisë.