Policia e Kosovës përkujton heroin Enver Zymeri
Prishtinë, 26 korrik - Për nder të kujtimit të veprës heroike të zyrtarit policor Enver Zymeri, Policia e Kosovës organizon ceremonin e nderimit dhe homazheve pran lapidarit të heroit Zymeri në ambietet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë.
Në këtë ceremoni përkujtimore pritet të marrin pjesë menaxhmenti i lartë i PK-së dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.
Edhe Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ceremoninë përkujtimore për Heroin e Kosovës, Enver Zymberi.