Policia e Kosovës përkujton heroin Enver Zymeri
Prishtinë, 26 korrik - Policia e Republikës së Kosovës organizon sot ceremoninë përkujtimore të përvjetorit të shtatë të rënies së heroit të Kosovës Enver Zymeri.
Ceremonia përkujtimore do të fillojë nga ora 10:00, ku në shenjë nderimi, do të vendosen kurora me lule tek lapidari i heroit, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.
Pas përfundimit të vendosjes së kurorave me lule tek lapidari, do të vazhdohet për në vendlindjen e heroit Zymeri në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, ku fillimisht do të bëhen homazhe tek varri i tij dhe më pastaj do të vizitohet edhe familja e heroit.