17 Maj 2024

Policia e Kosovës përgatitet për fillimin e sezonit dimëror

Prishtinë, 14 nëntor - Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data 15 nëntor 2014 fillon sezoni dimëror 2014/2015.

Në kontekst të kësaj me datë 13.11.2014 është realizuar takimi në mes Policisë së Kosovës (Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Njësisë për Kontroll të Autostradave, Njësiteve Rajonale të Komunikacionit Rrugor) dhe Ministrisë së Infrastrukturës (Këshilli për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Drejtoria e Rrugëve, si dhe menaxherët regjional nga kjo ministri).

Qëllimi i takimit ishte diskutimi lidhur me përgatitjet rreth mirëmbajtjes së rrugëve gjatë sezonit dimëror, si dhe koordinimi dhe bashkëpunimi në mes këtyre dy institucioneve në funksion të sigurisë më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor.

Vlen të ceket se Policia e Kosovës ka hartuar planet operative të nevojshme për këtë sezon, për të ofruar siguri më të madhe për pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor.

Kurse, nga Drejtoria e Rrugëve, u potencua se edhe ky institucion ka bërë përgatitjet e nevojshme lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve gjatë kësaj periudhe kohore.

Në fund të takimit u dakorduan që të intensifikohet koordinimi dhe bashkëpunimi në mes këtyre dy institucioneve (Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës) në interes të sigurisë më të madhe në komunikacionin rrugor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)