Policia e Kosovës nis zbatimin e planit për Veriun
Prishtinë, 16 maj - Policia e Kosovës e nisi zbatimin e planit për Veriun e Kosovës. Të gjithë drejtuesve të stacioneve policore në komunat veriore të vendit, u janë ndryshuar pozitat.
Ndryshimet përfshijnë edhe pikat 1 dhe 31. Pjesa tjetër e planit ka të bëjë me shtim patrullash dhe kontrollesh.
Gjithçka bëhet në bashkëpunim me EULEX-in. Konfirmimin për ndërrimet e policisë në veri e ka bërë drejtori i përgjithshëm i Policisë, Reshat Maliqi.
Ndërkohë ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi ka thënë se nuk ka të dhëna në lidhje me fillimin apo jo të këtij plani.