16 Janar 2025

Policia e Kosovës nënshkruan arreveshje me OLAF

 Bruksel, më 2 shkurt - Policia e Kosovës ka nënshkruar Marreveshje të Bashkepunimit Administrativ me OLAF (Zyra evropiane kundër mashtrimeve.

Kjo Marreveshje u nënshkrua nga Drejtori i Pergjithshem i Policise së Kosovës, z. Shpend Maxhuni dhe Drejtori i Përgjithshëmem i OLAF-it, Giovanni Kessler.

Kjo Marreveshje do ta ngris në nivel zyrtar bashkepunimin në mes të Policisë së Kosovss dhe OLAF-it si Instrument i BE-së.

Policia e Kosovës në kontinuitet është duke avancuar bashkëpunimin me Mekanizmat Nderkombetarë fal profesionalizmit, besueshmerisë dhe përkushtimit për të kontribuar në luftimin e të gjitha formave të krimit.

Gjithashtu sot Drejtori i Përgjihshem i Policise se Kosoves, z. Shpend Maxhuni zhvilloi takim edhe me perfaqesuesin Special të INTERPOL-it në BE, z. Pierre ST HILAIRE me të cilin biseduan aspektet e ndryshme të sigurisë në rajon dhe Evropë me theks të veqant luftën kunder terrorizmit, krimit te organizuar dhe atij transnacional.

Gjatë këtij takimi Drejtori i Pergjthshem i Policise z. Maxhuni njoftoi përfaqesuesin special me të arriturat e Policisë së Kosovës, me ngirtjen e kapaciteteve dhe plotesimin e kritereve për antarsim në INTERPOL. Me këtë rast u kerkua edhe mbeshtetja nga ana e zyres së tij për antarësim sa më të shpejtë të Policisë së Kosovës në këtë Organizatë Nderkombetare të Sigurisë.

Hilaire qmoi lartë angazhimet dhe sukseset e Policisë së Kosovës në të gjitha aspektet e sigurisë me theks të veqant angazhimet dhe sukseset në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)