Policia e Kosovës merr në përgjegjësi kufirin me Maqedoninë
Prishtinë, 18 qershor - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Erhard Bühler në një ceremoni zyrtare do ta finalizojë procesin e pranim - dorëzimit të kufirit me Maqedoninë nga KFOR-i te Policia kufitare e Policisë së Kosovës, duke e nënshkruar marrëveshjen për pranim - dorëzim të pjesës së tretë dhe të fundit të kufirit në zonën e Zllokuqanit të Ulët.
Në njoftimin për media thuhet se gjenerali Buhler do të jetë i shoqëruar gjatë ceremonisë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe nga kreu i misionit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac.