Policia e Kosovës me motiv të lartë në zbatim të Ligjit dhe autorizimeve policore
Mitrovicë, 11 nëntor - Kryesia e Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka vizituar Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës të cilat janë të vendosura në Kampin e Belvederes dhe Drejtorin Rajonal të Mitrovicës së Jugut Kolonel Afërdita Mikullovci.
Gjatë takimit me këto njësi, Kryesia e Sindikatës së Policisë kanë parë gjendjen reale dhe vetëmotivimin e lartë të njësive në zbatim të Ligjit dhe autorizimeve policore.
Kryesia e sindikatës i njoftoj zyrtarët policor për aktivitetet sindikale dhe gatishmërinë e sindikatës për përkrahje në ngritjen e mirëqenies dhe kushteve më të mira të punës.
Po ashtu, Sindikata e Policisë, mori përkrahje të fuqishme nga njësitë speciale për aktivitete sindikale për përmirësimin e kushteve dhe mirëqenies së pjesëtarëve të policisë.