29 Dhjetor 2024

Policia e Kosovës me dy opsione për zgjedhjet lokale serbe

Prishtinë, 6 maj - Nga Policia e Kosovës në Mitrovicë kanë thënë se nuk kanë vërejtur organizim të zgjedhjeve lokale serbe në veri, ndonëse autoritetet e rendit nuk janë të njoftuara se ku saktësisht mund të mbahen.

“Ne kemi dy opsione, ose do të reagojmë dhe do të ndalojmë mbajtjen e zgjedhjeve lokale, ose t`i injorojmë plotësisht si ngjarje inekzistente pavarësisht nga situata”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

“Është e rëndësishme që në vendet e ligjshme, ku është OSBE-ja, nëse aty ka përpjekje për të mbajtur zgjedhjet lokale, atëherë ato vendvotime do të mbyllen dhe procesi do të shpallet i përfunduar”, ka thënë Hoti për Radion Evropa e Lirë.

Në bazë të marrëveshjes me OSBE-në, në disa pjesë të Kosovës sot mbahen vetëm zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë.

Megjithatë, disa përfaqësues ilegalë të serbëve kanë thënë se lokalet do të mbahen edhe në Zubin Potok dhe Zveçan, me gjithë vërejtjet e Beogradit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)