Policia e Kosovës lëndon dy gazetarë
Prishtinë, 31 mars - Policia e Kosovës gjatë protestave të organizuara nga sindikata e punëtorëve të PTK-së ka lënduar dy gazetarë, Saranda Ramën nga Koha Vizion dhe Arton Mulliqin, gazetar i RTV21.
Asosacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës ka dënuar ashpër lëndimin e dy gazetarëve, të cilët ishin në vendngjarje për të mbuluar protestën.
\"Sulmet ndaj gazetarëve, në përpjekje për të mos i lejuar ata që ta kryejnë punën e tyre, nga kushdo që bëhen, dërgojnë sinjale të këqija në kohën kur Kosova vazhdon të jetë në situatë të pafavorshme sa i përket lirisë së shtypit dhe të shprehjes\", thuhet në kumtesën e AGPK-së.
AGPK i konsideron të papranueshme ndërhyrjet e tilla ndaj gazetarëve. Po ashtu, AGPK iu bën thirrje autoriteteve përgjegjëse që të veprojnë urgjentisht ndaj kryesve të këtij akti dhe marrjen e masave përkatëse për ta.
Sulmet ndaj gazetarëve, në përpjekje për të mos i lejuar ata që ta kryejnë punën e tyre, nga kushdo që bëhen, dërgojnë sinjale të këqija në kohën kur Kosova vazhdon të jetë në situatë të pafavorshme sa i përket lirisë së shtypit dhe të shprehjes.
AGPK bën thirrje që gazetarët të mos pengohen, por të lihen të lirë në të mirë të informimit profesional të qytetarëve.