Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e B.S
Pejë, 29 tetor - Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
BEKIM (Avdi) SELMONI i lindur me 07.11.1982 në Katundi i ri –Pejë.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
“Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]