08 Maj 2024

Policia e Kosovës ka shkatërruar mbi 700 armë të vogla dhe të lehta

Ferizaj, 9 korrik  - Në Ditën Ndërkombëtare të Shkatërrimit të armëve, Policia e Kosovës ka shkatërruar mbi 700 copë të armëve të vogla dhe të lehta. Armët e shkatërruar janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre gjatë hetimit të krimit.

Ky aktivitet është i realizuar në kuadër të Strategjisë të Kosovës për Kontrollin e Armëve dhe Planit të Veprimit, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe është mbështetur nga UNDP – projekti për Kontrollin e Armëve të Vogla ne Kosovë (KOSSAC).

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje,  tha se shkatërrimi i armëve të paligjshme dhe të tepërta, përbën një element të rëndësishëm të Programit të Kontrollit të Armëve të Lehta dhe te Vogla të Kosovës.

“Kjo është një metodë efektive për reduktimin e numrit aktual të armëve në tregun e paligjshëm, si dhe parandalon furnizimin e mundshëm të armëve në tregun e paligjshëm”, tha ministri Rexhepi.

Me këtë rast, ai falënderoi Zyrën e Bashkimit Evropian, Qeverinë Gjermane për përkrahjen e tyre në këto aktiviteteve si dhe Programin Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara për kontributin e tyre të shkëlqyer dhe të vazhdueshëm.

Ai shtoi se në kontrast me metodat e tjera në dispozicion të tilla si shitje ose dhuratë, shkatërrimi siguron se AVL nuk do të gjejnë rrugën e tyre (përsëri) në tregun e paligjshëm dhe në këtë mënyrë mund të ndërtohet besim në përpjekjet e përgjithshme për të parandaluar, luftuar dhe çrrënjosur tregtinë e tyre të paligjshme.

Në këtë rast, gjithashtu morën pjesë zëvendës-përfaqësuesja e UNDP-së, Steliana Nedera, Shefi i Zyrës së Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë, Christof Stock, dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare e Shkatërrimit të Armëve, disa vende në Ballkanin Perëndimor e shënuan këtë ditë duke shkatërruar armët e vogla dhe të lehta (AVL) si pjesë e një iniciative rajonale të koordinuar nëpërmjet Clearinghouse  të Evropës Juglindore dhe Lindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC).

 Rreth 1.500 armë janë konfiskuar në vit përmes disa aktiviteteve operacionale si dhe operacioneve të udhëhequra nga inteligjenca dhe raportimi i armëve të gjetura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)