Policia e Kosovës identifikon pjesëtarët e AKSH-së
Prishtinë, 15 prill - Pjesëtarët e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) që të mërkurën u paraqiten publikisht, janë identifikuar nga organet e hetuesisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Prokurorinë është duke u punuar në mbledhjen edhe të informatave shtesë, por që gjithçka mbetet në kuadër të hetimeve, informon portali indeksonline.
Të mërkurën, në kuadër të shtatë vjetorit të themelimit, në një restorant në Drenas, ky formacion u paraqit publikisht, ku persona të maskuar ripërsëritën kërkesën për bashkim të Kosovës me Shqipërinë.