14 Janar 2025

Policia e Kosovës heton 132 persona për terrorizëm

Prishtinë, 8 janar - Policia e Kosovës gjatë vitit të kaluar ka ngritur 13 kallëzime penale ndaj 132 personave të dyshuar për terrorizëm.

“Në 11 operacione të realizuara në mbarë territorin e vendit janë bastisur 98 lokacione. Në këto operacione dhe raste të tjera janë arrestuar 78 të dyshuar për terrorizëm”, kanë deklaruar për Gazetën Tribuna zyrtarë në Policinë e Kosovës.

Sipas tyre, është arritur që të parandalohet një numër i konsiderueshëm i personave t’i bashkëngjiten grupeve terroriste në konflikte jashtë vendit (Siri dhe Irak).

Në anën tjetër ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha ditë më parë tha se Prokuroria e Shtetit është duke bërë gjithçka që të luftoj këtë dukuri dhe është prioritet i prokurorit të shtetit.

“Mbi bazën e koordinimeve dhe veprimeve mes prokurorit të shtetit dhe policisë prokuroria speciale e Kosovës është duke zhvilluar hetime kundër 130 personave të dyshuar për terrorizëm. Janë arrestuar me dhjetëra të dyshuar dhe ndaj 36 personave është shqiptuar masa e paraburgimit”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa sot gjatë ditës Presidentja e vendit Atifete Jahjaga është takuar sot me kreun e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin me të cilin ka diskutuar rreth projektligjit mbi pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në konflikte të armatosura.

“Sot u takova me Kryetarin e Kuvendit, zotëri Kadri Veseli, i cili më njoftoi për projektligjet mbi pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në konflikte të armatosura jashtë vendit. Ky dhe disa projektligje të tjera do të dalin për miratim në Kuvendin e Kosovës së shpejti”, ka shkruar presidentja në profilin e saj në Facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)