27 Prill 2024

Policia e Kosovës gjatë muajit korrik ka arrestuar 598 persona

Prishtinë, 3 gusht - Policia e Kosovë vazhdon drejt suksesit të sajë në realizimin dhe implementimin e objektivave strategjike që dalin nga plani strategjik zhvillimor i paraparë për vitet 2011-2015, si dhe  përmbushjen e detyrave që dalin nga plani i veprimit për parandalimin e kriminalitetit dhe ngritjes së sigurisë në shkallë vendi.

Me qëllim të parandalimit të krimit, ngritjes së sigurisë së përgjithshme në Kosovë si dhe ngritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës ka  hartuar me kohë edhe planin e veçantë për “sezonin veror” i cili është në implementim e sipër, e që kryesisht përfshinë ngritjen e masave shtesë me prezencë të njësiteve policore në të gjitha rajonet, duke përfshirë prezencën e shtuar në komunikacionin rrugor dhe vend kalimet kufitare të cilat janë më të frekuentuara.

Implementimi i këtij plani deri në këtë fazë ka dëshmuar faktin për rezultatet pozitive të arritura nga të gjitha departamentet dhe drejtorit rajonale, se vetëm gjatë muajit korrik janë arrestuar (598) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Nga (598) personat e arrestuar si të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale, me autorizim të prokurorëve përkatës (344) prej tyre janë dërguar në qendrat e mbajtjes për vuajtje të dënimit.

Ndërsa sa i përket aktiviteteve në implementimin e detyrave në fushën e sigurisë së komunikacionit rrugor, me qëllim të ngritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor dhe parandalimit të aksidenteve, me një fokus të veçantë parandalimit të aksidenteve me pasoja fatale e që vlerësohet shumë shqetësuese dhe brengosëse në këtë periudhë kohore, njësitet policore gjatë muajit korrik kanë shqiptuar (28.890) gjoba për kundërvajtësit të cilët nuk kanë respektuar ligjin mbi komunikacionin rrugor.

Policia e Kosovës do të vazhdojë në realizimin  e objektivave strategjike zhvillimore, me qëllim të ngritjes së sigurisë së përgjithshme duke zbatuar ligjin si dhe njëherit apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë ligjet duke përfshirë dispozitat ligjore të komunikacionit rrugor.

Në vijim ju paraqesim disa nga statistikat e përgjithshme për muajin korrik 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)