Policia e Kosovës e përkushtuar për bashkëpunim ndërshtetëror
Prishtinë, 5 maj - Në konferencën rajonale të drejtorëve të Policisë e cila po mbahet në Shkup, e që i dedikohet luftës ndaj krimit të organizuar, sfidave dhe mbështetjes, po merr pjesë drejtori i përgjithshëm i PK-së z. Mehmeti dhe drejtorë të Policive të shteteve të ndryshme.
Gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë rajonale, drejtori Mehmeti ka realizuar edhe një takim bilateral, mjaft të rëndësishëm me znj. De Bolle ,drejtoreshë ekzekutive e EUROPOL-it.
Në këtë takim u diskutuan tema të rëndësishme me interes të përbashkët, përfshirë edhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme si dhe shkëmbimin e informacioneve të cilat ndërlidhen me luftën ndaj krimit dhe sigurisë së përgjithshme, e që i referohen marrëveshjes ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it të arritur në shtator të vitit të kaluar për kanalin e sigurt të komunikimit.
Nga të dy palët u vlerësua si një takim mjaft i frytshëm dhe pozitiv, i cili do të rrisë edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjellë.