Policia e Kosovës do të këtë përkrahjen e plotë të KFOR-it
Prishtinë, 19 nëntor - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti në takim komandantin e KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta.
Në këtë takim, u diskutua lidhur me çështjen e sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast, ministri Hyseni vlerësoi punën e Policisë së Kosovës në realizimin e planit të saj operativ, përkundër vështirësive dhe sjelljes së protestuesve.
Ndërsa, komandant i KFOR-it, Miglietta e siguroi ministrin Hyseni se Policia e Kosovës do të këtë përkrahjen e plotë nga ana e trupave të KFOR-it, në kuadër të përgjegjësive që ka KFOR-i në Kosovë, në ruajtjen e rendit dhe ligjit.
Po ashtu, ai e përgëzoi punën e Policisë së Kosovës në ruajtjen e rendit dhe qetësisë për qytetarët e Republikës së Kosovës.