Policia e Kosovës dhe EULEX-i në kërkim të Azem Sylës
Aksioni i cili për cak ka edhe deputetin e Kuvendit të Kosovës nga PDK dhe ish komandantin të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, ka nisur qysh herët në mëngjes ndërsa është duke u zhvilluar në disa zona të Kosovës.
Policia e Kosovës dhe EULEX-i janë duke bastisur në 50 lokacione të ndryshme, ndërsa aksioni ka të bëjë me krimin e organizuar.
Mësohet se tashmë Policia ka qenë në shtëpinë ku jeton Azem Syla, por meqenëse ai nuk ndodhej aty i ka lënë një ftesë për tu paraqitur në Polici.
Hetimet për Sylën kanë të bëjnë me dyshimet se ai është pjesë e grupit kriminal i cili tjetërsoi prona shoqërore në zonat kadastrale përreth Veternikut dhe Çagllavicës.