Policia e Kosovës dhe Eulex-i bastisin banesën e Endrit Shalës
Gjatë bastisjes policia ka bërë të ditur se ka konfiskuar dokumente, një armë automatike pa leje, dhe një revole me leje.
Kjo bastisje, që tashmë ka përfunduar, është pjesë e hetimeve lidhur me akuzat për korrupsion që përfshijnë: Krim i organizuar, në kundërshtim të nenit 274 të Kodit Penal të Kosovës (KPK), lidhja e kontratës së dëmshme, në kundërshtim të nenit 237 të KPK, përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës, në kundërshtim të nenit 340 të KPK, shpërdorim i pozitës zyrtare, në kundërshtim të nenit 422 të KPK, dhe marrja e ryshfetit, në kundërshtim të nenit 343 të KPK
Rasti është duke u hetuar nga një prokuror special i EULEX-it nga prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK)
Shala është i dyshuar në rastin e Fatmir Limajt për korrupsion në Ministrinë e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.