16 Janar 2025

Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë me memorandum bashkëpunimi

Prishtinë, 18 dhjetor - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni me stafin e tij të lartë, ka pritur në takim drejtorin e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Drejtues Madhor Haki Çako, i cili ishte i shoqëruar po ashtu nga drejtues të lartë të Policisë së Shqipërisë.

Ky takim kishte për qëllim avancimin e bashkëpunimit të mëtejmë në mes të dy institucioneve policore të të dy vendeve, si dhe nënshkrimin e memorandum bashkëpunimit për “Realizimin e Kursit të Trajnimit për Motoçiklistë të Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni në fjalën e tij tha se Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë një bashkëpunim shumë të mirë në të gjitha fushat policore, duke ju referuar edhe bashkëpunimit në fushën e komunikacionit rrugor dhe bashkëpunimit kufitar të dy vendeve në menaxhimin e integruar të kufirit.

Tani edhe kjo marrëveshje bashkëpunimi e nënshkruar në fushën e trajnimit për motoçiklistë patrullues të trafikut, do të ndikojë edhe më tej në avancimin e bashkëpunimit dhe trajnimeve të ndërsjella. 

Ndërkaq, drejtori i Policisë së Shqipërisë, z. Haki Çako në fjalën e tij tha se kemi trajtuar çështjet e bashkëpunimit në disa fusha dhe për këtë sigurojë se do të bashkëpunojë ngushtë me strukturat e sigurisë në të gjitha format, si dhe do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë edhe në realizimin e trajnimeve me interesa të përbashkëta.

Gjatë takimit i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, të dy krerët e Policisë u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy policive, si dhe avancimin e përbashkët në fushën e luftimit të krimit, krimit të organizuar, atij trans-kufitar dhe realizimin e trajnimeve të përbashkëta policore në fusha të ndryshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)