Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë lansojnë raportin për krimin e orgnizuar
Prishtinë, 8 nëntor - Policia e Kosovës (PK) bazuar në trendet dhe kërcënimet nga krimet e rënda dhe krimi i organizuar ka identifikuar nevojën për hartimin e dokumentit strategjik Vlerësimi i Kërcënimit nga Krimet e Rënda dhe Krimi i Organizuar- SOCTA (Serious Organized Crime Threat Assesment), nga Policia e Kosovës dhe Policia e Shtetit Shqiptar.
Duke synuar të jemi në hap me dokumentin SOCTA të Europol-it, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), sot do të organizojë një konferencë me rastin e lansimit të këtij raporti mjaft të rëndësishëm për Policinë e Kosovës dhe Policinë e Shtetit Shqiptar.
Nëpërmes këtij dokumenti strategjik të hartuar me mbështetjen e Qendrës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë, synohet të promovohet bashkëpunimi rajonal në parandalim dhe luftim të krimeve të rënda dhe krimit të organizuar.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë, shefi i misionit të OSBE-së, përfaqësues të DCAF-it si dhe përfaqësues të tjerë vendor e ndërkombëtar.