Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë gati për sezonin turistik
Prishtinë, 7 qershor - Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, janë gati për menaxhimin e situatave në trafik dhe në pikat kufitare për sezonin e turizmit.
Gjatë takimit të sotëm ndërkufitarë, komandantët e rajoneve të Prizrenit dhe të Kukësit, kanë diskutuar për lehtësimin e procedurave në pikat kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Po ashtu edhe komanda rajonale e policisë së trafikut në Prizren, i ka bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e verës.
Sipas drejtorit rajonal të kufirit me Shqipërinë, Agron Balija, numri i turistëve nga Kosova në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas gjatë Majit është shumë më i madh se vitin e kaluar.