Policia e Kosovës deklarohet rreth aksionit të Speciales
Prishtinë, 4 nëntor - Policia e Kosovës është duke asistuar në aksionin që po zhvillon Zyra e Prokurorit të Specializuar në disa lokacione në kryeqytet.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Policia e Kosovës, sipas nevojës, vlerësimeve dhe kërkesës së EULEX-it, iu asiston në ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbarëvajtjes së trafikut”, ka thënë Kelani.
Megjithatë, nuk kanë dhënë më shumë informacione.
Basitsje janë duke u kryer në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.